Në shfaqen e parë në publik që pas zbulimit të skandalit tek Onkologjiku, mjekja Alketa Pere është treguar arrogante dhe ka shpërthyer ndaj gazetarëve dhe mediave.
Madje mjekja arrin deri aty sa bën “fajtor” gazetarët për publikimin e fotos së saj, ndërsa nuk flet për vjedhjen që u është bërë pacientëve dhe planet për pushime në “Maldive” apo “Tajlandë”, pikërisht me lekët e marra prej qytetarëve të sëmurë me kancer.
Në një moment mjekja Alketa Pere ka bërë edhe “viktimën” duke deklaruar se e ka të sëmurë një pjesëtar të familjes me “kancer”.
“Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë që pacienti të shkojë në privat. Kurrë se kam bërë në jetën time. Jam Doktoreshë Alketa Pere. Kurrë ne jetën time ‘kam bërë që të shkojë në spital provat. Pacientët me kancer duhet të trajtohen në spitalin Onkologjik. Të hetohen të gjithë spitalet private për naivitetin që kryejnë. E falënderoj prokurorin për punën që bën. Unë do të prononcohem mbrapa. Sot kam ardhur të mbroj veten time, jam komplet e pafajshme. Do të sqarohet gjithçka. Ju bëj me dije mediave se….Nuk punoj në asnjë klinikë private. Një minutë….një nga një pyetjet. Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni nxjerrë fotot. Më interesojnë dhe ato fotot. Duhet të ruhet etika, për atë punë keni mbaruar. E ruaj deri në fund etikën, sidomos me pacient neoplazik. Kam dhe pacient me kancer në familje. E di se çdo të thotë. Duhet të ndryshojë struktura e spitalit, pajisjet….jam shumë e lumtur me prokurorin, që e ka quajtur ‘rrugëtimi’. Në spitalin tonë nuk ka shkelje. Duhet të sqarohen mirë gjërat, se kush i ka drejtuar pacientët në privat. Nuk jam e shkarkuar. Do të shkojë në Onkologji. Po kush je ti mo, ti s’je askushi!”, tha mjekja Alketa Pere.
Alketa Ymeri (Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, akuzohet për veprën penale të “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”. Mjekja Pere, bashkë me kolegë të saj në Onkologjik akuzohen se drejtonin pacientët e sëmurë me kancer, drejt spitaleve private.