Është publikuar foto e momentit të arrestimit të presidentit të PL Ilir Meta, i cili është ndaluar nga agjentët e BKH dhe Policisë së Shtetit.
Në foto shihen efektivët që kanë rrethuar automjetin e Metës, ndërkohë që zona ka patur trafik për shkak se është një ndër zonat më të populluara të kryeqytetit.
Sipas informacioneve Meta ishte duke shkuar për në selinë e partisë ku do të mbante konferencë për shtyp, në momentin që u arrestua dhe shoqërohej nga shoferi i tij, ndërsa operacioni u krye në fshehtësi të plotë.
Deri tani mësohet se akuza që qëndron ndaj tij është ajo e fshehjes së pasurisë, ndërsa GJKKO ka vendosur si masë “detyrim paraqitje” edhe për Monika Kryemadhin.