Një foshnjë në Turqi që kaloi 128 orë e bllokuar në rrënojat e tërmetit shkatërrues të shkurtit është ribashkuar me nënën e saj, e cila më parë ishte deklaruar e vdekur.
Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqisë ka njoftuar se Vetin Begdas tre muajsh e gjysmë u ribashkua me Yasemin Begdas të shtunën, 54 ditë pasi ajo u shpëtua nga një ndërtesë e dëmtuar në provincën e Hatay.
Ajo ishte quajtur Gizem nga autoritetet mjekësore që u kujdesën për të pasi ajo u shpëtua.
Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të vendit Derya Yanik e ndihmoi dyshen të ribashkohej pasi lidhja e tyre u vërtetua përmes një testi të ADN-së.
Ministrja postoi në Twitter një video të ribashkimit të hënën, ku dyshja shihen duke u përqafuar në shtratin e spitalit në Adana, ku Yasemin Begdas po merr trajtim. Foshnja e saj u dërgua nga Ankara ku edhe ajo po merrte trajtim mjekësor.
Babai dhe dy vëllezërit e foshnjës vdiqën gjatë tërmetit, i cili vrau më shumë se 50 000 njerëz.
Vetëm në Turqi, më shumë se 44 000 njerëz vdiqën, raportoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD) në fund të shkurtit. Për më tepër, më shumë se 20 milionë njerëz janë ende të prekur nga fatkeqësia.
54 günlük hasret sona erdi.????
Enkaz altından 128 saat sonra kurtulan, hemşirelerimizin Gizem Bebek ismini koyduğu Vetin Begdaş 54 gün sonra annesine kavuştu.
Vetin artık bizim de bebeğimiz.
Bakanlık olarak desteğimiz her zaman yanında olacak. pic.twitter.com/66sWKR53z3
— Derya Yanık (@deryayanikashb) April 3, 2023