Një 74 vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Korçës pasi ka kërcënuar me armë sportive (pistoletë pneumatike) avokaten Entela Dvorani. Ngjarja ka ndodhur brenda zyrës së kësaj të fundit.
Avokatja Entela Dvorani ka bërë kallzim në polici për 74 vjeçarin e identifikuar si Nikollaq Çango menjëherë pasi ky i fundit e mori peng brenda zyrës së saj.
Në momentin që ai ka mbërritur në zyrën e Dvoranit, filloi t’i kërkonte llogari mbi ecurinë e një procesi gjyqësor për të ciliën perfaqësuese kishte zgjedhur këtë avokate.
Konfirmohet se çështja me karakter civil ka 5 vite në gjykatën e Lartë që pret gjykimin për shkak të rradhes së dosjeve dhe kjo ka krijuar indinjatën tek i moshuari i cili ka reaguar në mënyrë të dhunshme duke i privuar lirinë avokates Dvorani brenda zyrës së saj.
Menjëherë pas denoncimit të saj blutë e Korçës kanë sekuestruar armën sportive të të moshuarit.