Mbrëmjen e djeshme ai nisi emisionin “Albano show”, ku ndryshe nga çfarë jemi mësuar do ta shohim nën rolin e moderatorit.
Në nisje të emisionit aktori është shprehur se është emisioni i tij dhe mund të thojë çfarë të dojë. Dhe kështu ka bërë.
Në një moment teksa po ironizonte largimin nga muzika të këngëtarit Alban Ramosaj dhe Fero, në një mënyrë ofenduese Bogdo prezantoi Alban Ramosajn për publikun që nuk e njeh, duke i përmendur dhe të motrën që ishte pjesë e Big Brother Vip.
“A e dini se kush është Alban Ramosaj? A e dini se kush është Alban Ramosaj. Është ai tipi që i ….. Donaldi motrën në Big Brother”, tha ai.
Duket se në këtë mënyrë Albano ka rikujtuar lidhjen romantike të Beatrix me Donaldin në BBV. Deri më tani ende nuk ka një reagim nga Albani apo Beatrix.
. Video nga ky moment po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale dhe për të kanë reaguar edhe personazhe të njohur të ekranit si Fatma Haxhialiu apo Aulona Musta.
Postimi i Fatmës: “Te them te drejten humori cinik ai qe i ben njerezit te flasin me pelqen, humori i zi po ashtu eshte nje menyre e mire per te qeshur me hallet, brengat dhe per te thene ca te verteta te medha. Albanon e kam degjuar shpesh dhe me pelqen inteligjenca e batutes se tij dhe atehere kur e tepron. Ai eshte provokues me ndergjegje te plote, pra e di shume mire se cfare pasoje ka ajo qe thote. Mqs ishte premiera e showt te tij ishte i bindur qe batuta per Ramosajt do merrte dhenë dhe ai do merrte vemendjen e dynjaja do mesonin qe ai ka nje emision ne Vizion plus. (Fakt te gjthe po flasim)
Ama kujdes;
Albano nuk ka qene vetem, emisioni eshte i regjistruar dhe me batuten se me ke fle motra e Albanit kane qeshur nje tufe burrash, qe nga ata lart, deri te roja i deres, kane qeshur e kane bere surrate habie por edhe “mire ja bere” edhe shume gra aty rrotull dhe kjo e ben akoma me te peshtire situaten!
Ceshtja nuk eshte te batuta e hidhur dhe cinike, sepse, nqs batuta do i drejtohej Albanit dhe do ishte edhe me e hidhur, une e para do thoja helbete humor, ne bote behet humor me gjithcka, me apo pa fryme, kemi aq kulture e kemi pare aq sa mos te na habisin batutat e taneve. Jam e bindur dhe Albani vet do qeshte, me aq sa e njoh.
Problemi nuk eshte as emri i pervetshem i Beatrikses qe u perdor ne batute…sepse nqs kete batute do ja kishte bere serish drejtperdrejt vajzes ne fjale, perseri po terhiqesha e do e quaja shaka pa kripe ose te guxuar, varet!
Problemi i madh ishte perdorimi i kontekstit barbar, vulgar , maskilist : vellai i asaj qe …Cfare dreqin i duhet vellait ca ben motra ne krevat, ca dreqin i duhet Albanit, Albanos ca ben motra vet, apo vellait tim e vellait tend?
Problemi eshte se motrat dhe vajzat jane ende metalon nderi qe varen te dera e shtepise dhe jeta e trupi i tyre lidhet ngushtesisht me konceptin “mos na çndero familjen”. Gjithcka bejme ne jeten tone, cdo vendim qe marrim ka pas pergjegjesine QE DUHET TE NDEROJME BURRAT E SHTEPISE! Problemi eshte se ne Shqiperi, vetem ditet e fundit ne kroniken e zeze degjojme qe vriten GRA PER HIR TE NDERIT DHE SEPSE NDERI dhe TRUPI I TYRE ESHTE I BURRIT, I VELLLAIT, I BABAIT!
Ky humor ndoshta mund te jete per te qeshur ne vende ku GRATE KANE TRUPIN, ZGJEDHJEN DHE TE DREJTAT E TYRE MBI VETEN E TYRE, por jo ne nje menxyre si Shqiperia, ku ne momentin qe GRUAJA KUPTON QE KA NJE TRUP TE VETIN QE NUK I PERKET BABAIT, VELLAIT, BURRIT DHE SE MUND TE BEJE C’TE DOJE ME TE!
Dita qe GRUAJA SHQIPTARE fiton lirine mbi trupin dhe vendimet e veta, ESHTE DITA E FUNDIT PER TE, NE TE GJITHA KUPTIMET E FJALES! Per burrat e shtepise, me mire nje trup i shtrire nen dhe qe nuk cenon NDERIN e tyre, sesa nje GRUA QE KUPTON SE KA TE DREJTEN TE JETOJE JETEN E SAJ! Ne nje vend si ky i yni ku BURRAT DEMEK E THONE ME MBURRJE BEJNA VEC ME BURRAT LLAF’ S’paska mbetur me BURRNI, sa kohe ende BURRAT PERGOJOJONE GRATE!”