Një 38-vjeçare ka humbur jetë në rrethana misterioze në Greqi “Agios Luka” në qershor të këtij viti. Viktima është Fatime Leka, e cila ka pasur disa shqetësimë nga zemra. Familjarët kanë dhënë firmën për të bërë ndërhyrjen në zemër dhe sipas mjekëve, siç tregon vëllai për FaxNews, operacioni do të ishte i thjeshtë dhe s’do kishte pasoja për jetën. Familjarët pretendojnë se ka pasur disa ndërhyrje të tjera, pa dijeninë e tyre dhe se ata janë lajmëruar vetëm pasi janë kryer ndërhyrjet. Familjarët kërkojnë nga shteti shqiptar dhe ai grek që të zbardhet ngjarja e rëndë, pasi sipas tyre motra nuk vuante nga asnjë sëmundje. Fatime Leka ishte nënë e 4 fëmijëve.
Vëllai: Kjo vuante nga zemra por nuk ishte aq rëndë që të shkonte puna deri në vdekje, doktori që e kishte mbajtur nën kontroll për 4 vite tha se duhej të bënte ndërhyrje. Brenda 6 ditësh e cuam në spitalin privat ku ai punonte. Ishte mjeku Niku Papadopulos. Brenda një jave mbyllëm takimin. Më pas e futën në operacion, zgjati deri në 13 orë. Pastaj dolën dhe thanë se operacioni nuk ka shkuar mirë. E futën në 6 të mëngjesit dhe nuk doli më nga ajo sallë. Ka qëndruar brenda 2 muaj në spital. Pastaj nuk i punonin organet, nuk na sqarojnë. Na thonin se kishin kaseta, do na i jepnin, tani na e mohojnë, nuk na japin asnjë njoftim. Unë si vëlla kërkoj nga ambasada shqiptare në Selanik , nga shteti shqiptar të zbardhet cështja, kërkoj ndërhyrje nga ambasada, qeveria greke, të futen në spital. Të di se nga cfarë më vdiq motra, kemi hapur cështje edhe këtu. Të na japin provat. Nuk na kanë dhënë asgjë, kartelën e dosjen e kemi të korrigjuar. Nuk e dimë kush e ka bërë. Shkaku u vdekjes na thonin se ka marr virus nga spitali, një mikrob aty. Ajo nuk ka pasur asnjë lloj sëmundje. Kjo u bë për arterien kryesore të zemrës. Pas operimit cdo organ doli jashtë funksioni. Shteti grek, ambasada shqiptare në Greqi dhe qeveria shqiptare të zbardhin ngjarjen.
Motra e saj thotë se ajo ka bërë 7 operacione dhe të kenë kamerat se cfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ajo tregon se nuk e lejonin që ta vizitonin shpesh. Familjarët dyshojnë për mjekim të pakujdesshëm dhe fshehje të së vërtetës.
Motra: Tani do presim përgjigjen e ekspertizës. Hapat duhet ti ndjek shteti se ne nuk kemi marrë fakte ti vërtetojmë. Kemi mungesë dokumentash nga spitali. Prova për kirurgun që ka bërë operacionin nuk kemi. Nuk kemi asnjë informacion për mjekun. Spitali thotë nuk mbajmë përgjegjësi për mjekun, ne nuk mund ta pranojmë këtë. Nuk ia kemi çuar motrën në shpi mjekut që ta operojë, është paguar spitali për shërbimin dhe spitali e ka zgjedhur mjekun. Kanë bërë ndërhyrje në mushkri por ne nuk e dim kush e ka bërë. Motrës i kanë dalë organet jashtë funskionit, ku ishin mjekët kur ndodhi kjo? Nuk komunikuan në asnjë moment që motra rrezikonte jetën. Nuk na kanë dhënë asnjë dokument, na thanë që atë ditë nuk ka pasur as pamje filmike. U kryen 7 operacione dhe nuk ka asnjë pamje asnjë disk. Duam të shohim kamerat se kush doktor është futur në sallë atë ditë.andrea baka është doktori që e mori përsipër po atë ditë ska qenë në spital. Ditën që motra do operohej ka ardhur një fugon me studentë dhe nuk e di nëse e ka bërë një mjëk kirurg operacionin apo e bënë studentët. Ky është gabim i pafalshëm. Nëse ajo kishte probleme të na i japin ato problemet që kishte dhe të thonë që ky ishte fati i saj dhe nuk ja doli dot, por ata po mundohen të fshehin çdo gjë, këtu ka diçka që nuk shkon. Nuk na kanë lënë as ta takojmë për dy muaj. Njëherë që e ka takuar vllai i ka bërë shenj nga doktori që nënkuptohet se nuk bëhet më. Doktorët nuk e dinin që ajo dinte greqisht. Pasi i ka bërë shenjë vllait që po ndjente vdekjen, i ka bërë shenj që donte të shkruante pasi nuk mund të fliste se ishte operuar dhe në fyt, por nuk mundi të shkruante nga gjendja e rënduar. Ne kemi hapur çështjen në Greqi por avokati i parë dha dorëheqje ditën që do merrnin kamerat e spitalit dhe atë ditë u dorëhoq pa asnjë arsye. Tani kemi një tjetër avokat. Kemi bërë kallëzim në Greqi dhe Shqipëri. Gojarisht na kanë thënë që mori një virus në spital ndërsa më vonë na shkruajtën që ndaluan së punuari disa organe të trupit të saj. Operacioni saj zgjaste 3 orë por zgjati 13 orë dhe pas 24 orësh u fut prap në operacion dhe kjo nuk duket normale. Kërkojmë të zbardhet ngjarja, të hapen kamerat dhe të jepet llogari për çfarë ka ndodhur. Autopsia është bërë në datën 7 dhjetor pasi u zhvarros trupi u morën mostrat.