Kastriot Cenko, 39-vjeçari me origjinë nga Fieri i cili dyshohet se vrau gruan e tij, Alba Cenko 32-vjeç nga Lushnja, u përpoq që ta fshihte ngjarjen.
Mediet greke shkruajnë se 39-vjeçari, i cili dyshohet se e kishte kryer krimin një javë më parë, u përpoq për ditë me radhë që të fshihte ngjarjen dhe t’i zhdukte gjurmët, duke e futur trupin e saj në papafingo.
Në të njëjtën kohë, autori i dyshuar i vrasjes, i cili rrëfeu krimin ditën e djeshme, 5 dhjetor ka tentuar të mashtrojë të afërmit e viktimës, duke i dërguar mesazhe nga celulari i Albës motrës së saj, për ta qetësuar.
Duke u shtirur si viktima, ai i shkruante kunatës se është mirë dhe se është larguar me një shok për në Itali, duke i kërkuar që të mos flasë me autoritetet.
“Të thashë se do të të marr kur të kem kohë. Unë jam mirë. Mos u shqetëso”, i shkruan ai motrës së Albës, duke pretenduar se është 32-vjeçarja.
Motra e Albës, e shqetësuar për fatin e motrës, kërkonte që të fliste me kamer dhe i kërkonte Albës t’i dërgonte mesazhe me zë që të sigurohej se ishte mirë.
“Motër, të thashë se jam mirë. Mos u shqetëso dhe thuaj mamit se jam mirë, të thashë se do të të marr kur të shkoj në një vend ku do të jem mirë”, ka shkruar vrasësi.
Në një mesazh tjetër ai i shkruan kunatës: “Motër, të thashë se jam mirë. Mos e denonconi në polici se do më krijoni probleme në punë. Kur të kem kohë, do t’ju marr. Jam mire.”
Motra e viktimës megjithatë nuk u qetësua.
“Motra ime e dashur, më dërgo një mesazh audio që të të dëgjoj. E kupton që jemi të shqetësuar ”, ka shkruar ajo.
“Të marr pak më vonë, nuk jam vetëm për momentin”, iu përgjigj vrasësi duke u shtirur si gruaja e tij.
“Pse, motra ime, je e varur nga dikush tjetër?” , e pyeste motra e saj duke menduar se po fliste me të.
“Jam me një shokun tim. Unë jam mirë, do të flasim më vonë. Thuaji edhe mamit, që të mos shqetësohet”, ishte përgjigja që ajo mori.
“Jam në Patra, më pas do të nisem për në Itali me një shokun tim”.
Dialogu vazhdon. Motra e viktimës po tentonte ta kontaktonte me video-telefonata dhe e pyeste se çfarë po ndodhte, pasi qëndrimi i saj ishte shqetësues.
“Motër, nëse je vetëm, cili është problemi? Nëse dikush po të dëgjon, thuaj diçka, sepse në të kundërt, të duket sikur ke frikë ”, i shkruan ajo. Në një mesazh tjetër ajo e pyet sërish se ku është, pasi donte të dëgjonte zërin e saj.
” Ku jeni?” Duam të dëgjojmë zërin tënd ”, i ka shkruar ajo, ndërsa autori, duke u shtirur si viktima i përgjigjet: “Të thashë që do të të marr kur të kem kohë. Unë jam mirë. Mos u shqetëso.”
kastriot Cenko dyshohet se vrau me çekiç gruan e tij rreth një javë më parë dhe e fshehu trupin e saj në papfingo. Ndërsa ditën e djeshme telefonoi policinë dhe rrëfeu krimin.
Ndaj tij rëndon akuza “vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim të armëve”.