Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ishte e ftuar gazetarja Aida Topalli e cila ka treguar detaje në lidhje me çështjen e motrave Berisha të cilat dhunuan dy muaj më parë blogeren Klea Prengën.
Mariela dhe Antonela Berisha u vetëdorëzuan mbrëmjen e djeshme në drejtorinë e policisë Tiranë pas dy muajsh në kërkim.
Dy motrat menjëherë sapo kryen aktin barbar ndaj blogeres, duke e qëlluar me shishe qelqi në fytyrë, janë larguar drejt Dubait ku dhe qëndruan të fshehura gjatë kësaj kohe. Sipas gazetares Aida Topallit motrat Berisha u dorëzuan vetë pas këmbënguljes së avokatit të tyre mbrojtës.
Gazetarja bëri me dije se pas vetëdorëzimit Klea Prenga ka dorëzuar në polici një dosje tjetër kundër të akuzuarave në të cilat tregohen mesazhet kërcënuese të Mariela Berishës nëpërmjet profileve fallco. Mariela dhe Antonela Berisha u larguan në Dubai nëpërmjet pikës kufitare të Kosovës pasi ishte më e lehtë për to.
“Akti i dhunës ishte pjesa kulminante, më herët ka patur mesazhe kërcënuese dhe Klea Prenga po ruhej pasi më herët Klea Prenga ka udhëtuar drejt Dubait me partnerin, babain e fëmijës së Mairelës, dhe Mariela ka shkuar gjithashtu për të zbuluar kush ishte partnerja e re e ish-partnerit të saj edhe pse nuk arriti të ballafaqohej me to. Në atë moment ish-partneri i Marielës ka marrë një mesazh kërcënues. ” tha gazetarja.
Më tej Topalli theksoi se ka referime që Mariela Berisha të ketë kërcënuar më herët vajza të tjera që dyshonte mos ishin në një marrëdhënie me ish-partnerin e saj.
“Ka referime për akte të tjera të ngajme, kërcënuese me vajza të tjera të cilat Mariela mendonte se kishin marrëdhënie me babain e fëmijës së saj. Pra është diçka e përsëritur” përfundoi gazetarja.