Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Durrës, një vajzë 3-vjeçare ka rënë nga kati i shtatë i një pallati. Nga informacioni i policisë bëhet e ditur se vajza ka qenë me prindërit e saj në momentin e rrëzimit.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura është dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Durrësit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Në këto kushte fëmija është dërguar drejt spitalit të traumës në Tiranë për trajtim të specializuar mjekësor, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.
Ditën e sotme policia njoftoi se ajo është jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se vogëlushja ka rënë mbi një tendë, çka ka shmangur goditjen e saj me tokën që do të ishte fatale.