Mrekullia vjen nga Korça, banorët e fshatit ndihmojnë familjen e bllokuar në borë

Policia e Korçës dhe banorët e fshatit Panarit i shkuan në ndihmë një familje që kishte mbetur e bllokuar në aksin rrugor Mashkullorë – Backë.

Një çift bashkëshortësh me dy fëmijët e tyre ishin nisur nga Korça në drejtim të fshatit Backë dhe pasi kaluan majën e Mashkullorës, morën trasenë e rrugës të hapur kohë më parë nga TAP, për të shkuar drejt Backës së Skraparit.

Në mes të rrugës mjeti u ka pësuar defekt në kushte kur në rrugë ka një trashësi dëborë prej 5 cm dhe temperaturat shënojnë -6 gradë Celsius.

Ka qenë kryefamiljari ai që i ka telefonuar një të afërmin e vet, i cili bashkë me dy persona të tjerë janë nisur për t’i ardhur në ndihmë bashkëshortëve dhe dy fëmijëve të tyre.

Në ngjitje të Majës se Mashkullorës e ka patur të pamundur për të vijuar rrugën për shkak të prezencës së akullit në rrugë.

Në këto rrethana, kanë vijuar rrugën në këmbë për t’u bashkuar me pjesën tjetër, por të shtatë kanë mbetur të bllokuar në rrugë.

Është dashur një tjetër telefonatë drejt policisë lokale, e cila bashkë me dy banorë të fshatit Panarit me një mjet fuoristrade, të cilët e kanë tërhequr familjen dhe personat e tjerë të bllokuar duke u sjellë në majë të Mashkullorës e prej andej, një mjet tjetër është duke bërë transportin e tyre drejt qytetit të Korçës. 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *