Shaban Murseli ka deklaruar se nuk kishte dashuri si e djalit të tij dhe Liridonën, duke theksuar se nuk asnjë arsye pse Naim Murseli mund të porosiste vrasjen e 30-vjeçares. Ai ka treguar se Naimi lindi me probleme në zemër dhe bëri dy operacione ndërsa tha se Liridona do jetë familja e tij për sa kohë të jetë gjallë.
“S’kishte dashuri si e tyre. Jam i shokuar, këtë mund ta pohojë edhe vetë familja Ademaj. Janë martuar me dashuri.
Ajo mbaroi shkollën si infermiere dhe punoi në shtëpitë e të moshuarave si ndihmës infermiere, Hapi pastaj kompani të veten për pastrimin, investoi Naimi. Ishte shumë e suksesshme, punonte edhe tek lokali.
Marrëdhënia e tij ishte e shkëlqyeshme, jo e mirë. Arsyeja vrasjes është pyetje 1 mln dollarëshe. Ishte shumë i përkushtuar ndaj saj.
Gjithë kohës ai thoshte vetëm “Lili, Lili”. kam frikë mos ka qenë jeta e tij e rrezikuar, se ndryshe s’ka asnjë arsye tjetër.
Pyetjes se kush mund ta kërcënoj, u shpreh: “Është marrë me biznese e politikë. Nuk e di, këtë gjë e di ai”, deklaroi Shaban Murseli.
“Kam shkruar me babën e Liridonës, kam pasur dëshirë të marrë pjesë në rivarrim sepse e konsideroja atë si vajzën time. Përgjigja ka qenë negative. Më kanë thënë se miqësia jonë ka përfunduar dhe se unë nuk mund të marrë pjesë në varrim”, ka deklaruar Murseli.
“Ka qenë fëmijë i hareshëm, i buzëqeshur. Naimi s’ka qenë në gjendje një flutur ta mbysë. Kurrë në jetën tonë nuk kemi parë që ka pasur problem, as nuk na kanë thënë, kanë qenë çifti më i lumtur që mund të ekzistojë”.
Sa i përket lidhjes së Naimit me nipin e tij, Kushtrim Kokalla, po ashtu i dyshuar i përfshirë në vrasje, Shabani tha se ishin shumë të lidhur.
“Babain e tij e njohur, kurse Granitin kurrë në jetë nuk e kam takuar dhe as nuk e njoh, Naimi ka qenë shumë i lidhur me Kushtrimin, sepse ishte dhe vetëm në Kosovë për një kohë, e shoqëronte dhe rrinin shumë bashkë. Por s’më shkoi mendja të bënin këto veprime. Nuk e kam takuar babain e Ganit Plavës.
Nuk kanë takuar avokatin e Naimit. Unë nëse do kisha pasur informacion që e kishte bërë Naimi, si s’do të jetonte më, do isha marrë me vetë, do e ekzekutoja me duart e mia”, tha babai i Naim Murseli.