Ndahen çifti i famshëm i balerinëve shqiptarë, Eneda e Gerd Vaso i japin fund martesës

Çifti i balerinëve Enada Hoxha dhe Gerd Vaso duket se i kanë dhënë fund martesës së tyre. Lidhja e tyre shumë vjeçare e dashurisë, e cila nisi në bankat e shkollës, u kurorëzua me martesë dhe fryt i marrëdhënies është djali i tyre Roan, i cili tani është 16-vjeç.

Por, fatkeqësisht marrëdhënia që nga larg dukej e mrekullueshme, duket se ka përfunduar. Sipas fjalëve që qarkullojnë ‘lart e poshtë’, një ndër arsyet kryesore kanë qenë tradhtitë e shumta të balerinit.

Teksa Enada përpiqej të shpëtonte martesën, Gerdi dukej se nuk po ndihej më rehat në lidhjen tashmë të konsumuar.

Detaji që përforcon informacionin e ardhur në ‘Pamfleti’ është edhe fakti që çifti nuk e ndjekin njëri tjetrin në Instagram, madje thuhet se ata nuk jetojnë më bashkë, por tashmë kanë adresa të ndryshme banimi.

Ndërkohë që Enada i ka ende fotot me Gerdin dhe madje adresa në Instagram vazhdon të jetë enadagerdvaso, balerini ka një adresë të tijën me emrin dhe mbiemrin e vet, në të cilën nuk ka postuar asnjë foto me ish-bashkëshorten tashmë.Burime pranë ‘Pamfleti’ konfirmojnë se edhe gjatë pushimeve verore, në plazhin e Qeretit, Gerdi është parë në shoqërinë e djalit të tij dhe të një vajze tjetër, por asnjë gjurmë e Enada Hoxhës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *