Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.
Lajmi i trishtë për vdekjen e ish-deputetit është konfirmuar nga bashkëshortja e tij.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social, bashkëshortja e Andis Harasanit ndan lajmin e ndarjes nga jeta e të shoqit.
“Andisi ynë luftoi për jetën me forcën, besimin dhe vendosmërinë qe e karakterizonte gjithmonë. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurrë së dhuruari dashuri, mbështetje e forcë”, shkruan e bashkëshortja e Andis Harasanit ndër rreshta.
Bashkëshortja e tij Suela Kapllani bën me dije se Andis Harasani ndërroi jetë për shkak të kancerit.
“Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit”, shkruan zonja Kapllani në Facebook.
