Mëngjesin e kësaj të marte ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” politikania e njohur, Lajla Përnaska, për të folur për ‘kodin e etikës, sa i rëndësishëm është në vendin e punës’.
Gjatë kësaj bisede, Përnaska i bëri thirrje Lindita Nikollës që të ndalonte zhaponetë, minifundet dhe dekoltetë në sallën e Kuvendit.
Ndërkohë moderatorja e njohur, Enxhi Nasufi, i kërkoi një mendim edhe rreth stilit të kryeministrit të vendit, Edi Rama. Politikania e njohur u shpreh se ajo preferon ‘një kryeministër me veshjen klasike’.
Pjesë nga intervista:
Enxhi: Meqenëse jemi te politikanët, nëse do të ndaleshim pak te kryeministri i vendit tonë, i cili gjithmonë është i guximshëm me stilin, ngjyrat, aksesorët e ndryshëm, atletet e tij. Mendoni që ai stil veshje e bën pak më popullor, mendoni se ndikon tek autoriteti i tij si kryeministër dhe politikan i këtij vendi, edhe ndonjëherë mendoni se janë strategji marketingu për pak më shumë vëmendje. Nuk e di se si e shihni
Lajla Përnaska: Patjetër, unë e shoh nga ana e zotit kryeministër si strategji marketingu dhe tërheqjes së vëmendjes. E sigurisht ajo përcjell edhe shijet personale të individit. Por një nga ligjet e pushtetit është që të tërheqësh vëmendje me çdo kusht. Kështu që kush bëhet pjesë e politikës dhe pushtetit duhet të njohë mirë këto lloj ligjesh.
Enxhi: A duket mirë në syrin tuaj?
Lajla Përnaska: Jo gjithmonë. Ajo varet nga… ndoshta edhe nga trendet e momentit, nga shijet. Por unë preferoj për një kryeministër me veshjen klasike. Atë vlerësojnë në radhë të parë