Arjol Dervishaj, 14-vjeçari nga Vllahati i cili ishte pasagjer në makinë me shokët e tjerë në mjetin që u përplas në Bajkaj, pak ditë më parë, ka ndërruar jetë sot në mëngjes në spitalin e Tiranës. 14 vjeçari ka humbur jetën mesnatën e sotme në spitalin e Traumës në Tiranë ku ai trajtohej në reanimacion.
Aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e të martës me pasojë plagosjen e dy të miturve. Pas ngjarjes, 41 vjeçari Orest Kalo, pronari i mjetit tip “Benz” që drejtohej pa patentë nga djali i tij 14 vjeçar, është vënë në pranga.
Tre të miturit që morën lëndime nga ngjarja u dërguan në Spitalin e Traumës, mirëpo, për fat të keq, Dervishaj nuk mundi të mbijetonte.