Prindërit e foshnjës 8 muajshe e cila ndërroi jetë në spital, kanë dërguar kallëzim penal në prokurori.
Ata kanë pretenduar se shkak për vdekjen e të miturit ka qenë neglizhenca dhe paaftësia në mjekim nga mjekët e Spitalit të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë, kur i mituri është dërguar në spitalin e Shkodrës. Mjekët i kanë komunikuar prindërve se foshnja është infektuar me një virozë teksa dy ditë më pas ka gjetur vdekjen në Tiranë.
Familja ka kërkuar autopsinë dhe shprehen se shkak për vdekjen e të birit është bërë neglizhenca e mjekëve.