“Në burg jam prej djalit”, ka deklaruar ish-nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani në sallën e gjyqi.
Ai deklaroi se e ka këshilluar të birin, Eralbin, të mos merret me gjëra të paligjshme, duke shtuar se nuk është në dijeni se me çfarë ai merret konkretisht.
Ish-zytari i policisë theksoi se i ka shërbyer vendit duke vendosur jetën e tij në rrezik dhe ka zhvilluar aksione ku janë arrestuar njerëz të botës së krimit.
“Jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar te mos merret me gjera te paligjshme. Nuk kam prova me çfarë merret im bir dhe nuk di konkretisht çfarë ka bërë.
Vetë i kam shërbyer këtij vendi duke vënë edhe jetën në rrezik. Kam zhvilluar aksione dhe kam arrestuar njerëz te botes se krimit”, ka deklaruar ai para togave të zeza.