Ata ishin një ndër çiftet më të pëlqyer në Shqipëri dhe askujt nuk i shkonte në mendje se mund të ndaheshin një ditë, aq më pak që kjo do të ndodhte kaq shpejt.
Ledri Vula dhe Sara Hoxha i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe megjithë aludimet e muajve të fundit, këngëtari ka pranuar mbrëmjen e sotme se është beqar.
I ftuar në natën finale të Big Brother Kosova, Alaudin Hamiti e pyeti Ledrin se si po i duket jeta si beqar.
“Qysh është jeta si single?” iu drejtua prezantuesi.
“Qysh qysh? Nice po dukem, ty si po të dukem?” u përgjigj këngëtari.
Kriza mes çiftit nisi pas një sherri me Dafina Zeqirin në fund të shtatorit të kaluar por ata u vunë re se ishin ndarë në premierën e filmit ku luajti Sara, në muajin nëntor. Blogerja u pa e pashoqëruar nga partneri ndërsa nuk pranoi në asnjë moment të tregonte se si qëndronte raporti mes tyre.