Në Prill nisin punimet për gazifikimin e Korçës

Në muajin Prill pritet të nisin punimet për gazifikimin e Korçës. Faza paraprake e projektit ka përfunduar pasi është bërë studimi teknik dhe ai ekonomik.

“Jemi duke ecur me shpejtësi. Janë mbyllur të dy studimet e fizibilitetit qoftë ai ekonomik dhe teknik i projektit dhe presim që gjatë fillimit të muajit Prill të nënshkruhet edhe marrëveshja e vendit pritës, i cili do t’i çelë pastaj rrugën edhe fillimit të zbatimit konkret të punimeve”, shprehet Kryetari i Bashkisë Korrcë, Sotiraq Filo

Projekti pritet të prezantohet në fillim të Marsit ndërsa është i rëndësishëm jo vetëm për Korçën, por edhe për Pogradecin dhe Ersekën.https://www.youtube.com/embed/DaN43XIoF8Y?si=aYAs1XiWotFzQl2t

“Ky projekt është shumë i rëndësishëm për ne, qoftë për familjarët që do të kenë një alternativë shumë të mirë për ngrohjen dhe miqësore me mjedisi, por edhe për bizneset që do të kenë mundësi të mbulojnë kostot e tyre të proceseve teknologjike që përdorin ngrohjen me një kosto shumë më të ulët se sa kanë pasur mundësi deri tani”, thekson Filo.

Këto deklarata kryebashkiaku Filo i bëri pasi priti në një takim ambasadorin azer dhe përfaqësues të kompanisë shtetërore të gazit të Azerbajxhanit. I gjithë projekti pritet të përfundojë në vitin 2027.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *