Autoritetet italiane vunë në pranga ditën e djeshme (3 prill), shtetasin shqiptar, Gjovalin Lesi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e dy personave më vitin 1998.
Gjykata e Mirditës e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e kunatit dhe motrës së tij për motive të dobëta.
Mësohet se Lesi në vitin 2003 duke përdorur identitetin e vëllait të tij të sëmurë është arratisur nga Shqipëria dhe ka gjetur strehim në Itali që në vitin 2003.
Që prej atij viti, Lesi nuk ka shkelur më në Shqipëri, duke jetuar dhe punuar në shtetin italian.
Ai tanimë ndodhet në burgun e Materës dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri.