Aktorja Ana Lika, gjatë një interviste në S’e luan Topi mori një mesazh nga mamaja e partnerit të saj, Bjordit, Antoneta Nushi.
Ajo i tha se të ëmën nuk e zëvendëson dot, por do të jetë pranë saj në momentet më të vështira.Ana Lika: Më ke hyrë në zemër, ky raport u forcua në momentin e ikjes së nënës tënde, nuk mund të harroj atë ditë që erdhi lajmi, ju ishit në shtëpinë time për të festuar Krishtlindjet.
Nuk ishte vetëm një nënë e mirë për ty, por edhe ndër miket e mia më të mira, unë nuk mund ta zëvendësoj, por të premtoj që do të më kesh gjithmonë pranë për dorën e ngrohtë të mamasë tënde, ji e lumtur, unë të uroj gjithë të mirat, suksese në karrierë, lumturi pafund me Bjordin dhe qofsh e lumtur.Me lot në sy, Anna tregoi se e ka përcjellë të ëmën me këngën e Harry Styles “Sign of the times”, e lyer e e veshur bukur sepse kjo ishte dëshira e saj.
“Para se mamaja ime të ndahej nga jeta më thoshte se “Ditën që unë do iki dua të më vini këtë këngën, të visheni bukur, të lyheni.” Dhe ne e kemi përcjellë si donte ajo me këtë këngë, të lyera…me lot në sy.
Mëngjesin e 25 dhjetorit mora një telefonatë që nuk do doja ta merrja kurrë. Mbas atij mëngjesi bota ime u shemb. Nuk e dija a isha në ëndërr a ishte e vërtetë ajo që po ndodhte. Thjesht kuptova se nuk do ta përqafoja më.”-rrëfeu ajo.