Është zbardhur dëshmia e nënës së Ervis Rrapo, kryeplakut të fshatit Vithkuq në Korcë, i akuzuar për përdhunimin e një 23-vjeçareje me probleme mendore.
Në deklaratën e saj për policinë, nëna e Rrapos mohon akuzat e ngritura ndaj të birit, ndërsa deklaron se ai nuk do e bënte kurrë një gjë të tillë. Sipas saj, më 10 prill, Rrapo ka pirë dhe më pas ka shkuar në shtëpinë e 23-vjeçares.
“Isha në një shoqe, vjen djali nga Korça, e pyeta pse je kështu bir i mamit? Më shau babai i Brikenës dhe u grinda. Tani e hapën namin sikur e ka përdhunuar. Djali im nuk ka bërë një gjë të tillë. Nuk ka kryer marrëdhënie. Ai kishte pirë dhe kishte vajtur atje ne shtëpia. Nuk kemi patur probleme fare me ata. Vajza nuk është mirë nga mendja. Djali s’më tha asgjë tjetër, fjeti gjumë. S’kemi hyrje dalje me familjen tjetër. Djali nuk e pranon që ka kryer marrëdhënie. Djali vajti vetë në polici kur e arrestuan”, ishte deklarata e nënës së Ervisit, Ervehe Rrapo.