34-vjeçarja Etleva Çullhaj, humbi jetën pak orë pasi kishte kryer abort në maternitetin e Elbasanit. Paraprakisht bëhet me dije se ekspertza ka nxjerrë rezultatin e vdekjes së të resë, nënë e dy fëmijëve që është shkaktuar si pasojë e tromboemboli, ose mpiksje gjaku. Mjeku gjinekolog si dhe ai reanimator janë shoqëruar në Polici, por pas ekspertizës, janë lënë të lirë.
Cullhaj, nënë e dy fëmijëve, prej kohesh punonte në Elbasan ku merrte lokale të vogla me qira. Trupi i 34-vjeçares është çuar në Baldushk të Tiranës pasi aty banonin prindërit e saj, ku edhe do të bëhet përcjellja për në banesën e fundit.
Theksojmë se dy mjekët e spitalit të Elbasanit, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë vënë nën hetim lidhur me vdekjen e 34-vjeçares.