“Nëna ime ishte me kancer dhe bënte kimio, Tuna sillej keq me të”, Robert Berisha tregon sherrin me ish kunatën

Këngëtari dhe moderatori Robert Berisha e ka treguar hapur gjithmonë se nuk ka pasur një raport të mirë me ish-kunatën e tij, Tuna Sejdiu.

Në një intervistë së fundmi, moderatori ka rrëfyer një nga arsyet e mosmarrëveshjeve me ish-bashkëshorten e të vëllait, Patris Berisha. Ai deklaroi se këngëtarja nuk është sjellë mirë me nënën e tyre të ndjerë, Teuta Berisha gjatë periudhës që ajo ishte e sëmurë me kancer.

Robert Berisha u shpreh se kishte pikë të dobët të ëmën, e cila ndërroi jetë pasi humbi betejën me sëmundjen, dhe se nuk toleronte askënd të sillej keq me të.

“Ndoshta me vëllin është më lehtë të idhnohesh, por me prindin s’mundesh. Patrisi më më shikon si baba, e nuk e besoj që është idhnuar ndonjëherë. Kur kam folur diçka, ai e ka ditur që është për të mirën e tij.

Edhe në këtë rast e ka ditur që unë e kam pikë të dobët mamin dhe se unë jam pika e dobët e saj. Bëj çfarë të duash me burrin tëndin në shtëpinë tënde, por në shtëpinë timen me nënën time, nuk e shof kush është. Dhe aty ka pasur një mosmarrëveshje.

Në raport me nënën time, të sillesh keq kur ajo është me kancer, me krejt kimio-terapitë që i ka pasur, të ma mërzisë dikush, s’ja vlen”, ka thënë Berisha për Klan Kosova.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *