Diana Bahçja, nëna e cila u arrestua 10 ditë pasi lindi djalin e saj, duhet të lirohet për shkak të shkeljeve ligjore që janë bërë.
Kështu pretendojnë avokatët mbrojtës, të cilët i kanë dërguar një kërkesë me karakter të ngutshëm, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tiranë, ku i kërkojnë gjykatësit që të lejojnë nënën të rikthehet tek fëmija i saj.
“Duke marrë parasysh rrethanat krejtësisht të paprecedenta në historinë e drejtësisë penale ku një grua lehonë burgoset vetëm 10 ditë pasi ka sjellë në jetë një fëmijë përmes kërkesës objekt që ne kemi dërguar në gjykatë kërkojmë të merren disa masa pezulluese provizore për të ndaluar vijimin e ekzekutimit derisa fëmija të arrijë moshën 1 vjeçare”, tha avokatja Edit Gyrcari.
Afati ligjor për marrjen e vendimit është 5 ditë por gjykatësi mund ta lirojë nënën lehonë të arrestuar edhe më herët.
“Neni 476 i kodit të procedurës penale parashikon që kërkesa e pezullimit e ekzekutimit penal të formës së prerë duhet të shqyrtohet brenda 5 ditëve, ky gjyqtar të cilit sot i ka shkuar dosja nuk dihet se kujt do t’i dorëzohet ka afat 5 ditë”, tha avokati Anton Kosteri.
Familja Bahçja, jeton në kushte shume të vështira ekonomike. Me rastin janë sensibilizuar edhe shumë qytetarë të Shkodrës, të cilët janë vetë ofruar për të paguar gjobën të cilën i vendosi më herët gjykata, përpara se të konvertohej në burg.
Bashkëshorti i gruas: