“Nëna ndërroi jetë kur isha 22 vjeç”, Ervis Behari tregon se kënga “Dajo” është histori personale

Kënga “Dajo” është projekti që i siguroi suksesin në tregun muzikor këngëtarit të njohur, Ervis Behari. Po mbrapa kësaj kënge fshihet një histori e trishtë dhe këtë e ka zbuluar vetë ai.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel, Behari tregoi se në fakt, brenda këngës ka një histori të vërtetë dhe për këtë, ai beson se ka ndikuar në suksesin e saj.

Vetëm një vit para se të krijohej kënga, nëna e Ervisit u nda nga jeta me atë amanet për të birin: “dajën ta mbante si vëlla, si mik e si shok”.

 “Kënga erdhi pas një momenti të vështirë, sepse nëna ime ka ndërruar jetë disa vite më parë. Unë isha i ri, 22 vjeç, dhe akoma s’e kisha marrë këngën në rrugën artistike”, – tregon Ervisi i emocionuar.

Më tej, Behari shton se njëri nga dajat e tij ka qenë vërtet një mbështetje shumë e madhe për të, edhe financiare:

“Kam bërë këtë këngë dhe nuk kisha lekë. Daja ka qenë një suport i madh, ka qenë më i afërt dhe në atë periudhë. Mblodha sa munda dhe kam bërë këngën e “Dajës” një vit më vonë, e cila rezultoi shumë e suksesshme. Me dajën kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Kush zgjohet i pari, i thotë tjetrit “mirëmëngjes”. Është e rrallë të kesh një marrëdhënie të tillë…”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *