E reja që shihni në foton e mëposhtme është 32-vjeçarja Manjola Malçi, e cila humbi jetën mëngjesin e djeshëm në aksin tragjik të regjistruar në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç.
Rreth orës 07:35, ajo humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit të saj në rrethrrotullim, duke çarë barierat mbrojtëse të rrugës dhe përfundoi në një kanal me ujë.
Ajo mori lëndime të shumta dhe u nis me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk arriti dot të mbijetonte dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.
Mësohet se ajo ishte nënë e një djali të mitur dhe ishte mësuese në gjimnazin “At Shtjefen Kurti”, ku kolegët e saj kanë reaguar të tronditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Na vjen keq që e përjetuam vdekjen e koleges sonë të re, Manjola Malçi, e cila, ndonëse pak ditë mes nesh, u prezantua me dëshirën për të kontribuar në rrugën e dijes . Iku në mëngjes në krahët e vdekjes krejt papritur . Trishtim për moshën e re , për djalin që do të burrnohet pa përkujdesjet e dashurinë tënde dhe keqardhje për familjen që ja thave zemrën!