“Nëse e do, mos hiq dorë”, ja dedikimet që i bënte 34 vjeçari partneres që e qëlloi me armë në kokë

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Shkodrës këtë paradite, ku Kolë Manaj, 34 vjeç, ka qëlluar partneren e tij, Anila Ndoka Prendushi, 44 vjeçe, dhe më pas ka marrë jetën e tij. Anila ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital, duke luftuar për jetën.

Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti, me të cilin ka 3 fëmijë, dhe prej 5 vitesh jetonte me Manajn.

Çifti ishte aktiv në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku shpesh publikonin mesazhe dashurie për njëri-tjetrin.

“Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”, thuhet në një audio në një nga postimet e fundit të Kolë Manaj.

@koli_manaj @aniLoviani ♬ son original – Lyrics🎧

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *