Bordi i televizionit News 24 ka vendosur të hapë një tjetër redaksi. Pas New Yorkut, News 24 do të ketë staf edhe në kryeqytetin britanik, në Londër.
“Zëri i Diasporës në këtë vend do të ketë një dritare më shumë për t’u lidhur me vendin amë. Qyteti i Londrës është zgjedhur për arsyen se në këtë vend jeton një numër i madh shqiptarësh,”- bën me dije News24, teksa shpërndan dhe të dhënat redaksionale.
Bordi i News 24 fton gazetarët dhe teknikët të aplikojnë për tu bërë pjesë e redaksisë më të re të lajmeve në shqip në Londër. Aplikimet për News24 në redaksinë e Londrës mund të nisen në numrin e telefonit 00355684063826.