Nga Anila Hoxha/ Kodi i heshtjes dhe si fshihet një krim…

Nga Anila Hoxha

Kodi i heshtjes dhe si fshihet një krim

Që në fillim e rëndësishme është të mos ketë parë askush dhe që kush ishte okular të ketë frikë e mos te flasë

Që motivi të jetë i dobët duhet shpikur një femër si “mollë sherri”, ose autori dhe viktima duhet të jenë të dehur, ose vrasësi dhe viktima gërvishin makinat.

Në Pogradec , me autor vrasjeje Denis Mecen dhe të vrarë  Eglantin Progën dosja është aq “e pafajshme” sa i bind të gjithë njerëzit e drejtësisë- fajet i ka alkooli dhe një “shpullë” . Por përpara kësaj duhej – edhe njëherë në një skenë krimi, kamerat e sigurisë të ishin jo funksionale. Madje aq jo funksionale sa  “ dvr në momentin e kqyrjes  vizuale nuk bën kthimin e pamjeve filmike dhe është i qëndruar në vitin 1972”.

Edhe njëherë , dëshmitarët nuk panë gjë. Edhe njëherë autoambulanca mbërriti me vonesë. Policia u njoftua në orën 19:00.Dëshmitari e pa të ndjerin përtokë në orën 18.45.

Duhet edhe njëherë , si në dhjetëra krime të tjera ku pamjet fshihen, dëshmitarët kanë frikë e  vendngjarja prishet, të përsëritet një copy paste lokale  edhe për vrasjen e Eglantin Progës,42 vjec.

Një deja vu krimi.

Ndërkohë,në Pogradec një klient që po pinte birra vuri re konfliktin, por kur kushëriri i viktimës iu lut për ndihmë, ai nuk lëvizi vendit. Shprehimisht në dosje thuhet “ nuk pranoi ta ndihmojë”.

Mbase po i shijonte më shumë birra, nga kush duhet të kishte frikë ndryshe ?

 Apo zgjodhi të shohë punët e tij që mos të trazohet? Apo kodi i heshtjes na ka depërtuar gjithandej dhe masivisht si shoqëri kemi kopjuar thelbin e saj “ Nuk dëgjova gjë. Nuk pashë gjë. Nuk isha aty. Por dhe nëse isha , kam qenë në gjumë”. ?

Pra, në Pogradecin e vogël, ku qytetarët e njohin njëri – tjetrin, befasisht klientë e shokë e të njohur që frekuentohen në të njëjtën lagje , nuk e njohin dhe nuk e dinë se kush ishte ai që sulmoi viktimën. Sepse e njihnin si fytyrë dhe jo si emër. Një oficer shkruan  përgjigjjet e tyre në formën më naive  të mundshme.

Ska asnjë dyshim. Kryqëzimi i të dhënave dhe dëshmive nuk është askund.

Por teksa në fashikull shtjellohet se sa birra u pinë e sa shaka u bënë, askush nuk e pa se si , pse , u godit 42 vjecari .

Përfshi edhe kushëriri i të ndjerit që ishte vetëm 30 metra larg.

Nga ana tjetër policia tregon se si e kërkoi autorin, pastaj e telefonoi , por abonenenti dilte i padisponueshëm. Mendoni një qytet të vogël si Pogradeci, apo kudo tjetër ku pretendohet se një kriminel gjendet jo duke e telefonuar, por me informacione të bazuara në burime të mbyllura e hapura, teknika e bashkëpunëtorë apo kërkim zbulim me agjentë civilë e krimesh. 

Telefoni i autorit ishte i fikur dhe sakaq gjatë orëve të mëpasshme teksa jepet version i parë , ai i një vdekjeje aksidentale, autori shfaqet në dyert e komisariatit. 

Në një skenë të mëparshme krimi, të zbuluar në “SKY Ecc”, një shef policie mëson lidhjet e vrasësit se si ai duhet të dëshmonte në gjykatë se “ kishte qëlluar mbas një sherri banal”. Aq më tepër që edhe djali i të vrarit nuk do fliste – shkruan më tej eksperti për kriminelët.

 Dhe kështu disa orë më vonë, Denis Mece shfaqet në polici. Ai flet, një polic,  kokëulur shkruan. Ai ia vë fajin alkoolit , tregon se ai kishte fjetur mbas ngjarjes dhe ndaj nuk e kishin gjetur dot.

 Por le të jemi naivë edhe ne dhe të mos mendojmë se njëri prej dy palëve nuk thotë të vërtetën.

Normalisht mbas leximit të dosjes, dyshimi i parë që vjen është ky; ose policia lokale ka nxjerrë shëtitje dy copë postblloqe dhe ka pritur derisa autori të dorëzohet dhe alibitë të jenë gjetur, dëshmitarët të kenë ngritur supet, pulsi të jetë matur,që motivi të quhet “i dobët”.Ose  Denis Mece gënjen. Por në letra është fiksuar dëshmia e tij , që na i shfaq të alkoolizuar , që u trondit, që iku nga vendngjarja , fiku telefonin dhe fjeti në makinë. “ Unë kam dashur ti fus një shpullë – thotë ai. Por sa i jam afruar kam ngritur dorën, ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hic. Rrugës për në fshatin Bucimas, kam ndaluar makinën dhe kam fjetur pasi isha i dehur“.

Duke ndjekur këtë rrëfin , kur autori u zgjua kujton mirë se  telefonoi  avokatin “ pasi kisha merak” thekson. Avokati i tregoi se i riu kishte ndërruar jetë. Dhe ai i lutet mbrojtësit ta marrë e ta cojë në komisariat.

Fakt

Ora 19. 00 policia njoftohet  se përballë barit “ Stropcka” është një shtetas i shtrirë pa ndjenja. Viktima raportohet me identitetin Eglantin Proga.

Policia nuk gjen asgjë të dyshimtë. Pak më tej në një lokal të kontrolluar përshkruhet si provë gjetja e duhanit të dredhur.

Përse? Sepse më vonë një dëshmitar do thotë se si vrasësi i kërkoi viktimës ti dredhë një duhan.

Policia referon dëshmitarin numër 1 që deklaron se “ viktima porositi një birrë “.  E cuditshme se si dikush pra Eglantin Proga që administronte 50 metra më larg lokalin e tij,  porosit për të pirë në lokalin e dikujt tjetër.

Dëshmitari nuk ëshë i sigurtë se cfarë ndodhi më pas. Por mban mend se pak më vonë  dëgjoi disa persona që kanë folur me zë të lartë dhe kërkonin ujë.

“Unë jam hutuar në atë moment dhe kur kam dalë jashtë nuk kam nxjerë as ujë por një nga rruga ka sjellë një bidon”.

Dëshmitari nuk mban mend se cfarë bëri mbasi porositi birrat ,i ndjeri . Mban mend që e pa atë të shtrirë në trotuar.

Dëshmitari numër 2 thotë se “Eglantini u qëllua rreth orës 18.45 nga një person tjetër”. Sipas kësaj dëshmie, rezulton se  policia është njoftuar  15 minuta me vonesë. Cfarë ndodhi gjatë atyre minutave? Dëshmitarët tregojnë se si autori i tronditur u ul nga njëra tavolinë në tjetrën dhe më pas u largua se duhet të vinte në vendngjarje policia.

 Dëshmitari 2  është njëherazi lidhje familjare e të ndjerit.  Ai thotë “ Kam kërkuar ndihmë rreth e rrotull për ndonjë person që mund ta merte në makinë kushuririn  tim dhe ta çonim në spital për  ndihmë mjekësore por pas 10 minutash ka ardhur ambulanca dhe e transportoi në spitalin Pogradec, ku  ambulancë kam hipur dhe unë. Përsëri dhe ne ambulancë kusheriri im shtetasi Eglantin Proga nuk po reagonte fare”.

Ndonëse e kishte parë personin që i goditi kushëririn, ai nuk mundi ta identifikojë agresorin. Sepse thotë “nuk isha i interesuar për këtë konflikt se isha shume larg dhe nuk e dija për kë bëhej fjalë, se po ta dija do kisha shkuar menjëherë që në fillim dhe nuk kam degjuar, as të bërtitura dhe as të shara.”

Ai nuk mund të thotë se në cfarë drejtimi u largua autori.

Dëshmitari 3 , tregon se Denisi ( autori) i kërkoi viktimës ti dridhte një cigare. Deri në këtë moment nuk kishte probleme. I ndjeri pranoi pa problem. Por në vazhdim edhe dëshmitari i radhës nuk pa gjë . “ Unë nuk e kam parë se kush e ka goditur Eglin pasi nuk kam qënë i vëmendshëm në atë moment, kam qënë dhe në gjendje të dehur, kam parë vetëm atë momentin kur bërtiste ajo grua për të sjellë ujë dhe për të njoftuar ambulancën si dhe kur jam çuar nga tavolina kam parë që pronari i lokalit po i hidhte ujë Eglit i cili ishte i shtrirë mbas makinës time e cila ishte e parkuar  në rrugë para tavolinës ku isha ulur duke pirë.”

Edhe një tjetër ndonëse mban mend se si u kërkua, sesi dridhej cigarja, se si u qesh, u pohua “o kushëri o kushëri”, pastaj as humor as biseda të fortësh , ngaqë  edhe ai kishte konsumuar tre-katër birra dhe smbante mend . “Në një moment kam parë që erdhi policia atje ne ishim ulur, unë të paktën nuk u ngrita fare të shikoja se çfarë u bë. Më pas erdhi ambulanca dhe pashë që mori një person. Më pas unë kam ikur në shtëpi dhe vonë më ka ardhur një punonjës policie në shtëpi dhe më ka marrë” thotë i pyeturi.

Edhr ai e njihte autorin Denis Mecen si fytyrë , por jo si emër.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *