Armina Mevlani, bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, ka komentuar vendosjen nën masën e sigurisë “arrest shtëpiak” të vjehrrit të saj, Sali Berisha.
Blogerja u shpreh se “nuk është përjetuar mirë”, por shtoi se “drita e diellit do të dalë e sigurtë që po”.
Armina Mevlani theksoi se ka komunikuan me kreun e PD-së, duke shtuar se “gjëja më e rëndësishme qoftë në familje apo marrëdhënie është shëndeti”.
“Nuk është përjetuar mirë se normalisht është diçka jo e drejtë në këndvështrimin e shumë njerëzve, por edhe në realitet, megjithatë shpresojmë për më mirë.
Kemi pasur kontakt, me kalimin e kohës kam kuptuar se gjëja më e rëndësishme qoftë në familje apo marrëdhënie është shëndeti. Sa kohë njerëzit janë të shëndetshëm do të dalë drita e diellit, e sigurt që po”, tha blogerja.
Gjithashtu foli edhe për dëshirën për t’u bërë nënë, teksa u shpreh se “e kemi planifikuar, por është diçka që s’ka ndodhur”.
Ajo shtoi se nuk ka preferenca për gjininë e fëmijës, duke theksuar se mjafton të jetë i shëndetshëm.
“Nuk është se nuk kemi planifikuar por është diçka që nuk ka ndodhur. Gjërat duhet të vijë natyralisht, s’kam preferenca për gjininë mjafton të shëndetshëm si vajzë si djalë, e rëndësishme është të kenë shëndet, me këto kohë është bërë e vështirë. Shëndeti është kryesor”, u shpreh Armina.