Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një i ri është hedhur nga tarraca e një pallati dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Ngjarja ndodhi në lagjen 17 të qytetit të Korçës.18-vjecari, nga Durrësi, kishte shkuar bashkë me një grup shokësh për të festuar Krishtlindjet në Korçë dhe kishin marrë një dhomë me qira ditore. Pasi kishin festuar përgjatë gjithë natës me alkool në një lokal, të rinjtë ishin kthyer në banesën me qira.
Nga hetimet paraprake ka dyshime se gjatë kohës që shokët ishin në gjumë, i riu nën ndikimin e alkoolit kishte hipur në tarracën e pallatit 8 katësh dhe ishte vetëhedhur nga lartësia dhe për pasojë humbi jetën. Ndërkohë, në polici janë shoqëruar dhe shokët e tij, të cilët po merren në pyetje për të hedhur ditë më shumë mbi ngjarjen.