Djali i ish-ministrit të LSi-së, Nasip Naço dhe vajza e Edmond Haxhinasto janë bërë prindër për herë të parë. Dy ish-ministrat që tashmë janë krushq gëzojnë edhe “statusin” si gjyshër, ndërsa kanë ndarë foto të nipit të tyre.
Franko, djali i Nasip Naços dhe Eliza, vajza e Haxhinastos kanë vendosur që fëmijën e tyre të parë ta quajnë Gregory. Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije Edmond Haxhinasto, i cili ka ndarë një foto të prindërve, teksa mbajë dorën e bebit të porsalindur.
“Mirëseerdhe, jetë të gjatë, shëndet e mbarësi, Gregory Naço, që na dhe shumë gëzim dhe na i zbukurove më shumë jetët tona”,- shkruan ai.
Po ashtu, edhe deputeti Nasip Naco ka ndarë një foto të nipit të porsalindur.
“Sot, në orën 11:11, ju bashkua familjes, Gregory Naço”.
Kujtojmë që edhe pse në jetë janë krushq, në politikë Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço janë kundërshtarë, pasi ky i fundit braktisi LSI-në tashmë e quajtur (Partia e Lirisë) dhe iu bashkua Partisë Socialiste, ku u zgjodh deputet në qarkun e Beratit.
Në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 kandidoi për deputet edhe Haxhinasto, por i renditur i shtati në listën e LSI-së në Tiranë, ai nuk arriti ta fitonte mandatin.