Nga viti tjetër s’ka më leje për shezlonge nga beach baret dhe restorantet, plazhet do të jenë publike

Sezonin e parë të episodit të tretë të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama e nisi me ata që i quajti “patronazhistë të Shqipërisë turistike”.

Kryeministri Rama foli për masat që do të merren për sezonin e ardhshëm veror, ku tha se përveç hoteleve, nuk mund të jepen më leje plazhesh për beach baret apo për resotantet. Rama tha po ashtu se edhe hotelet, do të marrin aq shezlonge sa kapacitet kanë në hotelet e tyre..

Çfarë paralajmëroi Rama?

Sot në podcastin e tij, Rama tha se vitin tjetër ne do të ndryshojmë sistemin dhe nuk do të lejojmë shezllonet përvecse se ata kanë hotele.

“Përveçse se ata kanë hotele nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardh një individ, një person juridic apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezllone. Mund të vësh beach bar por nuk ke shezllone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezllone. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri tjetrin është e pamundur. Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezllone e të marrësh popull aty e ti detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezllone për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezlloni në shezllon.

Nuk mund ti çosh shezllonet deri në breg, që njerëzit kur duan të kalojnë në breg ta kenë të pamundur ose të biejnë me not ose të dalin nga rruga e të mallkojnë veten që erdhen në plazhë. Kështu do të krijojmë një fashë atë që kemi thënë të hapësirës publike në vijën e ujit e ti do të tërhiqesh prapa. U krijua një volum i madh dhe pritshmëria dhe o burra të gjithë me shezllone. Ata shezllonet këtë vit e bënë me sukses kryerjen e misionit të tyre të ardhjes në majë të hundës të të gjithë popullit”, vijoi Rama.

Rama bëri me dije se bashkitë do menaxhojnë hapësira plazhi me çmim tavan. Vec plazhit publik, hapësira plazhi do të marrin edhe bashkitë të cilat do të vendosin shezllone e ngrenë çadra me një çmim tavan të detyruar.

“Do ta fillojmë me bashkitë, që bashkitë të marrin hapësira e të vendosin bashkitë çadra. Aty ku është e arsyeshme e shezlloneve, por me çmim tavan të detyruar. E kemi filluar prej disa vitesh, këtë vit e shtymë më përpara. Lezha është model se është polic ai kryetari I bashkisë së Lezhës. Shakaja është gjysma e së vërtetës”, tha Rama.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *