Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret të birin me thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ku babai i ka marrë jetën djalit të tij duke e qëlluar me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, ku shtetasi Hekuran Gjoni rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin Asim Gjoni 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *