Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Bie ashensori nga kati i 5-të, brenda ishte një çift bashkëshortësh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku ashensori i një pallati është shkëputur dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zëro. Policia thotë se brenda ndodhej edhe një çift bashkëshortësh, të cilët janë plagosur dhe ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas policisë të plagosurit janë burrë e grua, 56 dhe 55 vjeç dhe në ndihmë të tyre shkuan shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.02.2023, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Madh”, ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh).

Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës.

Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *