“Shqiptari – Der Albaner” është filmi i cili do t’i hapte dyert e karrierës një djaloshi të ri, por shumë të talentuar, Nik Xhelilaj. Kanë kaluar plot 13 vite nga momenti kur ish-studenti i “Akademisë së Arteve” u shfaq për herë të parë në ekranin e madh dhe nga ajo kohë e deri më sot po provon vetëm arritje të njëpasnjëshme.
I ftuar në programin “Në Kurthin e Piter Pan” ai tha se prindërit e tij kanë dashur që ai të ndiqte rrugën e profesionit të tyre, ushtarak. Kështu, në studio u publikuan disa foto të rralla të tij me uniformë. Xhelilaj tha se vetëm kapelja i ka ngelur nga ky profesion pasi u arratis për të bërë atë që bën edhe sot. Aktori i njohur tregoi edhe si i ati e aprovoi profesionin e ri të të birit.
Ai tha se ka qenë pas premierës së filmit “Trishtimi i zonjës Shnajder” kur i ati vuri në të gjitha tavolinat e një kafeneje revista ku në kopertinë ishte djali i tij bashkë me Michele Placido.
“Më kanë dërguar prindërit në Stamboll në vitin ’97, se unë i kam të dy prindërit ushtarakë dhe donin të ndiqja, sidomos babi, si të thuash, rrugën e tyre. Shiko dhe atëherë me kapele dhe tani me kapele. Vetëm ajo më ka ngelur nga ushtria sepse u arratisa pastaj. Tek filmi i parë “Trishtimi i zonjës Shnajder” pasi bëra filmin etj etj. Filmi doli në kinema, pastaj në film luan dhe Michele Placido. Nuk e di nëse e keni parë ju. Michele Placido vjen dy javë pas premierës dhe bëhet një njeri premierë. Ka qenë revista “Klan”, nuk e di si quhej ato vite dhe unë me Michele Placido, kemi dalë të dy në kopertinë. Në shtëpi kemi pasur një kafe të vogël dhe çdo mëngjes që nxirrte tavolinat babi, edhe unë kur e ndihmoja, kemi pasur një kioskë afër dhe ai ka vajtur ka blerë të gjitha revistat i ka lënë në çdo tavolinë në kafe. Ai ishte si të thuash aprovimi i tij që tani ishte i kënaqur me zgjedhjen që unë kisha bërë. E përshëndes se nuk e kam përshëndetur asnjëherë kështu live babin. Se ka dhe ditëlindjen sot. I uroj edhe 100 vjeç.”
“Ti flet dhe gjermanisht dhe turqisht. Si do t’ia shprehje dashurinë një vajzë në gjermanisht dhe turqisht?”, pyet një nga vajzat e kastit.
“Mua më ka ndodhur që ja kam shprehur në shqip të dyjave, të mësojnë pak shqip ato. Por po të ishte gjermanisht, do të thoja ‘Schatz’ ose ‘süss’ që do të thotë ‘e ëmbël’, ‘karamele’. Është më e lehtë t’i thuash një vajzë që e pëlqen dhe që e ke qejf në gjuhë të huaj. Në shqip e kam harruar pak. ‘Canım’, ndërsa në shqip u bë kohë që nuk e kam praktikuar”, u shpreh Nik Xhelilaj për “Në kurthin e Piter Panit”.
Nik Xhelilaj: Po tjetër, naj nuse, naj gjë? Se prandaj kemi ardhur ne…Jemi që jemi, se edhe lekë edhe sukses, e do dhe një nuse robi që është rob.
Spiro: Këtu thotë se edhe një nuse do kesh.
Nik Xhelilaj: Shqiptare, gjermane apo turke?
Spiro: Turke
Nik Xhelilaj: Bravo, ka lezet! Çok guzel.