Nis leximi i matësave të energjisë/ Balluku: Çdo sahat me mbi 700 kilovat, do të fotografohet

Muaji Mars shënon fillimin e leximit të matësave të energjisë elektrike me çmimin e ri.

Ministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit në një prej pallateve të kryeqytetit tha se për ti paraprirë ankesave të mundshme, cdo konsum energjie mbi 700 kë do të jetë i dokumentuar me foto.

Ky është muaji parë që do të faturohet çmimi i ri i nergjisë elektrike. Si i tillë ne duam që të shmangim ankesat. Kemi marrë masa që cdo kosum mbi 700 kë që është edhe cimimi më i lartë i aplikuar do të jetë i fotografuar, në mënyrë  që qytetari në rast ankesese të mund ta sqarojmë shohi konsumin real si dhe datën e leximit. Leximi duhet të mbarojë brenda 8 ditëve për të gjithë abonent për të siguruar leximin brenda muajit”, -tha Balluku

Për të ofrur më shumë siguri mbi leximin në kohë reale, Operatori i Shpërndajres së Energjisë hapi thirrjen për 120 faturist. Deri më tani janë rekrutar 70. Sipas vendimit, për konsumin deri  700 KË çmimi do të jetë 8.5 lekë pa TVSH dhe mbi këtë konsum çmimi mbetet i pandryshuar 9.5 lekë pa TVSH.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *