Një vajzë 4-vjeçare është gjetur e vetme te Liqeni Artificial në Tiranë, bën me dije policia e kryeqytetit teksa i bën apel familjarëve të telefonojnë.
Vajza me flokë të zinj dhe kostum rozë quhet Merkel dhe ndodhet aktualisht në ambientet e Komisariatit Nr.1.
Informacion paraprak nga Policia:
Më datë 15.03.2023, është konstatuar e vetme te Liqeni Artificial, një vajzë 4 vjeçe, që quhet Merkel, e cila është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e fëmijës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.