Një video qarkullon në rrjetin social Tik-Tok, ku shihen një grup adoleshentësh teksa rrahin një bashkëmoshatarin e tyre.
Nga pamjet nuk kuptohen shume detaje veçse shihet qartë dhuna me shkopinj e sende të forta.
Ngjarja ka ndodhur në Ksamil pranë plazhit në zonën e njohur si tre ishujt, por koha nuk dihet me siguri. Po kështu është e paqartë nëse Policia e Sarandës ka dijeni për rastin e nëse ka marrë ndonjë masë apo jo.