Një homoseksual në krye të opozitës në Greqi, kush është politikani që synon të bëhet kryeministër

Stefanos Kasselakis, i cili u zgjodh në krye të Syriza, ka nxitur polemika të mëdha në Greqi. Tashmë 35-vjeçari greko-amerikan do të drejtojë partia më e madhe e opozitës greke.

Ai kryesoi garën duke marrë rreth 60% të votave përballë kundërshtares së tij, ish-ministres së punës Efi Açsioglou. Kasselakis është një homoseksual i deklaruar, i martuar me një infermier që nga viti 2019, dhe zyrtarisht bëhet i pari politikan që mban një post kaq të lartë në politikën greke.

Në një deklaratë ai tha se “populli grek është gati të ketë një kryeministër që është i aftë, i pakorruptueshëm, i padëmtuar dhe që ndodh të jetë homoseksual”.

Pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Amerikë, madje ka eksperiencë edhe si vullnetar në fushatën e Presidentit Joe Biden. Kasselakis nuk ka përvojë të gjatë në politikë, mirëpo e pret një rrugë e vështirë për të ringritur partinë më të madhe opozitare në shtetin fqinj.

Ai zëvendëson ish-kryeministrin Alexis Tsipras, i cili dha dorëheqjen si kreu i Syriza në qershor pas performancës së dobët elektorale të partisë. Tsipras e udhëhoqi Syrizën drejt fitores në zgjedhjet e 2015-ës dhe qeverisi përmes krizës së trazuar financiare derisa u rrëzua nga Mitsotakis në zgjedhjet e përgjithshme të 2019-ës, por mbeti lider i partisë deri këtë verë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *