Një shiringë e buka me reçel, ç’gjeti policia në dhomën e kenianes, gazetarja: “Autori fshiu gjithçka nga telefoni”

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar të tjera foto nga dhoma e Joy Aokos, 22-vjeçares nga Kenia e cila ndërroi jetë në vendlindje, gjashtë muaj pasi u gjet në gjende kome poshtë hotelit ku jetonte në Tiranë. E ftuar në “Open”, Lala tregoi se policia është rikthyer në vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe vetëm gjashtë muaj pas ngjarjes, kanë marrë provat më thelbësore.

Pjata me bukë me reçel, celulari i vajzës dhe një shiringë, janë gjërat që siç duket policia ‘kishte harruar’ t’i merrte ditën që u gjet 22-vjeçarja që nuk arriti të fliste kurrë.

“Unë jam shokuar, jam totalisht e shokuar. Shikoni fotot, më është dashur shumë punë që t’i siguroj, por aty tregohen shum gjëra. Policia është kthyer në vendin e krimit gjashtë muaj pas ngjarjes dhe ka marrë provat më thelbësore. Buka me reçel që duket aty në pjatë, ka pasur gjurmë gishtat, nuk ishte marrë. Fij floku që janë gjetur, ja ku duket dhe celulari i vajzës. Duhet thënë që personi që ka bërë atë që ka bërë ka fshirë çdo kontakt nga celulari i Joyt, aty nuk është gjetur asnjë kontakt. Edhe kompanitë telefonike kanë arritur që të rikthejnë kontaktet, por jo logimet në aplikacione,”- tha Lala.


Joy Aoko ndërroi jetë në Kenia, ku u transportua në gjendje kome, disa muaj pasi ndodhej e shtruar tek Trauma. Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte. Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë. Deri më tani s’ka asnjë person në pranga të lidhur me ngjarjen.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *