Një tjetër shqiptar i zhdukur në tragjedinë e Greqisë, mister fati i 23-vjeçarit

Denis Ruçi, 23 vjeç nga Tirana është një nga shqiptarët e zhdukur në tragjedinë e ndodhur në Greqi. Mësohet se Ruçi ndodhej në një nga vagonat e trenit që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut, në momentin që ndodhi tragjedia. Familja e Ruçit nuk ka marrë asnjë informacion për djali që nga koha që ka ndodhur aksidenti.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave.

Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *