Një tjetër shqiptare është identifikuar në mesin e viktimave të aksidentit tragjik të ndodhu në Greqi.
Sipas mediave greke mësohet se 23-vjeçarja Evgjenia Micka, e cila deri më tani rezultonte e zhdukur, ka humbur jetën. Lajmi u bë me dije nga avokati i familjes së 23-vjeçares, i cili tha se trupi i të resë u identifikua përmes analizës së AND-së.
Familjarët e shqiptares kërkuan ndihmë edhe në rrjetet sociale, pasi kishin humbur kontaktet me të që nga e marta kur dy trenat u përplasën në Larisa.
Ajo ishte duke udhëtuar me të fejuarin e saj kur dy trenat u përplasën në Tempi.
Nga informacione jo zyrtare, deri më tani raportohet se 5 shtetas shqiptarë kanë humbur jetën nga ky aksident tragjik. Mes viktimave është identitikuar edhe 60-vjeçari Pavlin Bozo i cili punonte në barin e një prej vagonave të trenit.