‘Një vajzë që kemi, e kemi të zënë”, Rama për kampionin e karatesë: Eshtë ëndrra e çdo vjehrre!

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuata me kamionin e karatesë, në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi gjatë ceremonisë së nderimit me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike” të sportistit.

Rama tha se Alvini është ëndrra e çdo vjehrre, por shtoi se vetë nuk është kandidat për t’u bërë vjehrri i tij për shkak se “një vajzë që kemi, e kemi të zënë”.

Kryeministri theksoi se kampioni ikaratesë është një djalë shumë i veçantë dhe se është djali që çdo prind do të donte të kishte.

“Përveçse se është djali që çdo prind do të donte të kishte, siç tha ministrja, jam i sigurt që është dhëndri që çdo vjehrrë apo vjehërr do të donte të kishte për vajzën e vet. Nuk jam këtu kandidat për t’u bërë vjehrri i tij sepse një vajzë që kemi, e kemi të zënë. Jam i bindur që edhe në këtë aspekt, ai është një djalë shumë i veçantë. Më ka bërë përshtypje, mënyra se si flet për prindërit, si përshkuan nënën dhe të atin”, tha kreu i qeverisë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *