Njëra vajzë i vrau tjetrën, nëna: Amanda na kërcënoi se do na vriste…

Merret në pyethe nënën e Amanda dhe Marsela Pushani. E moshuara në dëshminë e saj ka dhënë të njëjtin version si e arrestuara Marsela Pushani.Sipas saj, viktima, Amanda Pushani prej vitesh ishte e alkoolizuar dhe shpesh herë ushtronte dhunë ndaj nënës dhe motrës se saj për t’i marrë para për alkool.

Ditën e ngjarjes, e ëma ka thënë se 37-vjeçarja ka ardhur e dehur në banese dhe i ka kërcënuar me thikë. Ne momentin e përleshjes Marsela i ka marrë thikën dhe e ka goditur në kushtet e vetëmbrojtes.

Çfarë thanë familjarët?

Ishte nëna e viktimës ajo që telefonoi ambulancën dhe i tha se e bija nuk ndihet mirë.

Fillimisht ngjarja u tentua të fshihej nga familjarët duke u raportuar si vdekje natyrale, por pas hetimeve të thelluara u konstatua se Amanda kishte ndërruar jetë nga goditja me thikë.

Motivi i mundshëm i ngjarjes

Mësohet se 37-vjeçarja pinte shumë alkool dhe kishte zënka të herëpashershme me motrën. Shkak i ngjarjes ka qenë një sherr për motive banale, ku motrat fillimisht kanë pasur një përleshje e cila ka degraduar në përdorimin e thikës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *