Shqiptarët gjenden kudo, në çdo cep të botës. Shumë prej tyre janë zhvendosur edhe në Australi, ku vetëm në qytetin Dandenong jetojnë rreth 4 mijë shqiptarë.
Nizami Rexhepi, i cili jeton dhe punon në Australi tregoi në emisionin “Panorama e mëngjesit” në Panorama TV si shqiptarët kanë arritur të integrohen, madje ata janë kthyer edhe në sipërmarrës të fuqishëm.
Ai u shpreh se Shepparaton është qyteti ku ka shumë shqiptare nga Korça dhe për këtë arsye e kanë “pagëzuar” me emrin “Korça e vogël”.
Në Australi janë edhe dy qytete të cilat drejtohen nga kryebashkiakë shqiptarë.
“Shqiptaret erdhën në Australinë Perëndimore ku u përqendruan në Queensland dhe më vonë në një Victoria ne Shepparaton që ne sot i themi “Korça e Vogël” sepse kanë ardhur nga Korça dhe kanë shumë ferma dhe aty çdo vit mbahet një festival.
Shepparaton dhe Dandenong janë të udhëhequr nga kryebashkiakë shqiptar. Në Dandenong është Jin Mehmeti dhe në Shepparaton është një djalë shumë i ri. Unë besoj se që të dy këta do përfundojnë lart në politikën australiane.
Shqiptarët në këtë pjesë jo vetëm jetojnë, por kanë ngritur edhe mjaft biznese dhe i ka bërë dominues. Shumë ferma janë të udhëhequr nga shqiptarët.
Kemi mjaft të rinj që duan të angazhohen me komunën.
Shqiptarët të vetmin zanat që sollën nga vendlindja ishte bujqësia. Ata vendosen të blenë fermat e tyre me zarzavate dhe lule dhe sot janë pronarë të tyre. Ka edhe shumë biznese të tjera në qytetin e Dandenongut”, tha ndër të tjera Nizami Rexhepi.