Humb kontaktet me familjen që prej ditës së djeshme, një shtetas shqiptar 60-vjeçar.
Sipas burimeve për mediat shtetasi me iniciale N.Zh. ka telefonuar ditën e djeshme familjarët nga Greqia, duke i njoftuar se do të kthehej në Ersekë. Ai punonte në Greqi si punëtor sezonal, ndërsa ka marrë rrugën për t’u kthyer nga mali i Gramozit në mot me borë dhe stuhi.
Familjarët janë munduar ta kontaktojnë në telefon, por nuk kanë mundur të flasin më me 60 vjeçarin. Kërkimet kanë filluar që prej ditës së djeshme, ndërsa sot nëpërmjet dronit është bërë krehja e një pjese të zonës së Gramozit, por pa rezultat. Po vazhdojnë kërkimet e policisë shqiptare dhe greke përgjatë kufirit të gjelbër