“Nuk doja ta vrisja”, zbardhet dëshmia e 29 vjeçarit në Pogradec: U largova sepse nuk po ngrihej dhe u tremba

Është zbardhur dëshmia e 29 vjeçarit në Pogradec, i cili vrau disa ditë më parë Egli Progën.

Denis Meçe pretendon se nuk e njihte viktimën por e goditi pasi ai e shau, për shkak se sipas tij donte ta sillte në vete.

Në dosjen e prokurorisë pak pasi është vetëdorëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec i shoqëruar nga avokati i tij, Meçe ka deklaruar:

“Gjatë kohës që ishim ulur në lokal, vjen ky djali, emrin nuk ja dija. Ai na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal, në një moment mua më kanë mbaruar cigaret dhe kam hyrë brenda i kam thënë pronarit të lokalit për cigare, por atje ky djali më ka thënë: ja se ta dredh një unë dhe unë për respekt ja mora. Sa kam kthyer kurrizin ky më shau.

Unë i kam thënë po hajde pak jashtë të flasim, ai më shau sërish dhe kemi dalë jashtë. Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja por, sa i jam afruar kam ngritur dorën ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më.

Mua nuk më është besuar hiç dhe pasi jam frikësuar nga situata jam larguar. Dua të them se unë kisha gjithë ditën që konsumoja alkool dhe me sa pashë edhe ai ishte i dehur”.

Denis Meçe është shprehur i penduar dhe i kërkon falje familjes duke theksuar se nuk kishte qëllim as ta vriste e as t’i shkaktonte dëmtime.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *