Historia e dashurisë mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” e deri tani që reality show ka përfunduar.
Teksa fansat u mësuan duke i parë ata 24 orë në 24 orë, edhe tani ata janë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje rreth lidhjes së tyre. Fansat duan sa më shumë foto e video ku ata shfaqen bashkë.
Një ditë më parë, fituesi i edicionit të dytë të BB VIP ka publikuar në “Instastory” një video ku tregonte se nëna e tij ishte bërë xheloze për këngën e re “Dedikim”, e cila ishte për Kiarën.
Teksa po fliste, këngëtari i dashur për publikun zbuloi se pranë kishte partneren dhe nënën e tij. E kjo është hera e parë që fansat po i shohin të tre së bashku dhe menjëherë kjo video u bë virale në rrjet.
Ndërkohë kujtojmë se Ejlli ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ka një raport mjaft të mirë me kunatin e tij. Ndërsa Rayan ndodhet në Shqipëri, ai mundohet që t’a argëtojë sa më shumë.